Vendosni fjalën kyçe....

“Kush është Gjushi jot?”- Cara-Çanit: Nuk po vij të zëvendësoj këtë sekt hajdutësh


Gazetari Arian Çani i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se gara për Durrësin nuk është e barabartë dhe se askush nuk mund të fitojë përballë Vangjush Dakos, në rast se nuk nxjerr një kandidat si ai.

Çani madje i tha kandidatit të “Bashkë fitojmë”, Igli Carës se nëse nuk gjen një “Gjush”, për të zëvendësuar Vangjush Dakon, nuk do mund të fitojë.

Ndërsa ky i fundit u përgjigj se nuk i është futur kësaj gare për të zëvendësuar “Gjushin” me një “Gjush” tjetër.

Pjesë nga biseda:

Arian Çani: Në këtë vend me këta njerëz që nuk reagojnë, që shkojnë në stadium dhe ikin se mërziten dhe nuk presin as doktorin të mbajë fjalimin. Kjo tregon se në këtë vend të gjitha idetë për të cilat shumë njerëz kanë luftuar me naivitet dhe kanë besuar si ç’është pluralizmi politik, autonomia lokale që u votua dikur ishin të gjitha pa asnjë vlerë. Këtu duhet një tek-pull të mbarojë punë, ndryshe këtu nuk bëhen gjërat. Unë e ftoj Iglin ta shikojë me këtë sy. Një nga këshillat që të jap unë ty është ku e ke Gjushin tënd, më gjej një Gjush, më gjej një Dako.

Igli Cara: Nuk më duhet se të them të drejtën në këtë garë nuk do jem për të zëvendësuar Gjushin me një Gjush tjetër.

Arian Çani: Po fitove ti Durrësin do jesh në Guiness. Duhet patjetër Igli, sepse gara është e pabarabartë.

Igli Cara: Nëse do mendoja të zëvendësoja Vangjushin, në këtë mënyrë duke gjetur një person tjetër që të ketë të njëjtën filozofi në drejtim të bashkisë, nuk do hyja në këtë garë. Nuk është lojë për mua. Kam hyrë për një filozofi tjetër. Kam 32 vite që kam investuar dhe nuk dua të përfundojë si Gjushi. Situata mund të duket pesimiste, por unë nuk e shikoj ashtu. Ka qytetarë që duan të bëjnë këtë vend edhe brenda partisë socialiste. Ky grup njerëzish që kanë kapur Durrësin nuk kanë asgjë të përbashkët as me të majtën e as me partinë socialiste megjithëse kam 32 vite që i kam përballë i respektojë për bindjen e tyre, por këta janë një sekt hajdutësh.


VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e Euronews Albania