Vendosni fjalën kyçe....

Liverpul i heq Arsenalit fitoren në minutat e fundit


Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen derbi ndaj Liverpoolit në “Anfield”, në ndeshjen e vlefshme të javës së 30-të në Premierligë.

Ishte Gabriel Martinelli që kaloi miqtë në epërsi që në minutën e tetë të ndeshjes.

Epërsia u dyfishua në të 28-tën kur Gabriel Jesus realizoi me kokë pas një krosimi nga Martinelli.

Mohamed Salah ngushtoi epërsinë tre minuta para fundit të pjesës së parë.

Egjiptiani pati mundësinë të barazonte shifrat në minutën e 52-të, por dështoi të shënonte nga penalltia.

Roberto Firmino barazoi shifrat në minutën e 87-të për t’ia dhënë një pikë ekipit të tij sonte.

Me këtë barazim, Arsenali tani shkon në kuotën e 73 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet në vendin e tetë me 44 pikë gjithsej.