Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetë fëmija 5-vjeçar në Kosovë, në vendin e ngjarjes gjendet arma dhe gëzhoja


Një fëmijë i moshës pesë vjeçare ka ndërruar jetë në Vushtrri. Dyshohet se tragjedia është shkaktuar nga arma e zjarrit, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë.

Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës”, ka deklaruar ai.

Zahiti bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë dhe një pistoletë teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML”, njofton Zahiti.