Vendosni fjalën kyçe....

Pranga dy personave në Tropojë e Tepelenë


Një 73-vjeçar është arrestuar   në Tropojë pasi i është gjetur në shtëpi një armë zjarri pa leje.

Në pranga ka rënë i moshuari me iniciale D.H. Përveç automatiku atij i është gjetur në shtëpi edhe një sasi municioni.

Ndërkohë në Tepelenë është arrestuar 42-vjeçari Lulzim Nanaj, i cili goditi me thikë gruan ditën e djeshme e më pas goditi edhe veten.

Floreta Nanaj, 40 vjeçe, nënë e një fëmije me autizëm, mbeti e plagosur dhe është në gjendje të rëndë në spitalin e Tepelenës

. Ajo u godit me thikë në bark nga bashkëshorti i saj pas një debati në banesë. Sipas fqinjëve, çifti Nanaj jeton në kushte të vështira ekonomike, Floreta shet në tregun e rrobave të përdorura, ndërsa i shoqi është i papunë.