Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën drejtuesi i kamionit


Drejtuesi i një kamioni ka ndërruar jetë pas një aksidenti në Rrugën e Kombit.

Kamioni që po transportonte dërrasa ishte nisur nga Tirana në drejtim të Kukësit, ndërsa është aksidentuar pranë fshatit Kolsh, duke u përmbysur pas përplasjes me barrierat.

Për pasojë drejtuesi i kamionit, ende i paidentifikuar ka humbur jetën.