Vendosni fjalën kyçe....

‘Integriteti i zgjedhjeve’/ Zv.ambasadori amerikan: Shitblerja e votës e keqpërdorimi i të dhënave problem në zgjedhjet e vitit 2021


Zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith tha sot se shitblerja e votës dhe keqpërdorimi i të dhënave personale të qytetarëve ka qenë problem në zgjedhjet e shkuara.

Gjatë tryezës me temë ‘Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri’ ai shtoi se zgjedhjet e lira e të ndershme në përputhje me standardet zgjedhore janë përgjegjësi e qeverisë, partive politike dhe votuesve.

“Zgjedhje të lirë e të ndershme në përputhje me standardet zgjedhore të Shqipërisë, kjo është jo vetëm përgjegjësi e qeverisë dhe partive politike, por edhe e votuesve. Pas zgjedhjeve të prillit 2021 mbajtëm shënim vërejtjet e OSBE-ODIHR, ku kishte jo vetëm aspekte të mira, por edhe shitblerje të votave apo keqpërdorim të të dhënave personale. Ne vazhdojmë të inkurajojmë institucionet shtetërore, partitë politike, që të vënë në zbatim rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe duhet që partitë politike të shikojnë kandidatët e tyre, nëse janë sipas ligjit dhe janë të pastër. Kjo është e rëndësishme për votuesit, në cilëndo demokraci. Strategjia e presidentit Biden për luftën ndaj korrupsionit vë në pah rrezikun që përbën korrupsioni për shoqërinë. Ju e keni autoritetin dhe përgjegjësinë për të vazhduar përmirësimin e proceseve zgjedhore të Shqipërisë dhe për ta mbajtur Shqipërinë në këtë shteg mbresëlënës demokratik.” – tha Smith.