Vendosni fjalën kyçe....

Begaj me dorën e djathtë të fashuar, takon homologun e Azerbajxhanit Aliyev


Presidenti Begaj është parë me dorën e djathtë të fashuar teksa ka takuar homologun azerbajxhanas Aliyev në forumin ‘Global Baku Forum’.

Në fotot e publikuara nga vetë kreu i shtetit në Facebook, ai duket me dorën e djathtë të fashuar.

Presidenca nuk ka dhënë informacion apo njoftim lidhur me gjendjen shëndetësore të kreut të shtetit dhe për çfarëbëhet fjalë.

Gjatë takimit Begaj thekson se ka diskutuar me Aliyev për çështjet e energjisë dhe rajonin, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit.