Vendosni fjalën kyçe....

Skënderbeu mund Tomorin dhe merr kreun e Kategorisë së Parë


 

Për javën e 19-të në Kategorinë e Parë, Skënderbeu fitoi 1-0 me Tomorin në stadiumin e Korçës.

Autori i golit të bardhekuqve ishte Abdeen Temitope, i cili shënoi që në minutën e 17-të.

 Në minutën e 78 për beratasit Shaqe doli me karton të kuq.

 Tanimë Skënderbeu me 37 pikë kryeson Kategorinë e Parë, dy pikë më shumë se Flamurtari ndjekës.

Nesër luhet Dinamo – Apolonia, me “Blutë” e Mehmetit që kanë shansin me një fitore në shtëpi të barazojnë në krye “Ujqërit e Dëborës”