Vendosni fjalën kyçe....

2 avionë ushtarakë përplasen në ajër pranë Romës, ndërrojnë jetë pilotët


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku 2 avionë të Forcave ajrore janë përplasur me njëri tjetrin, raportojnë mediat italiane.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, 2 pilotët kanë humbur jetën. Viktimë kanë mbetur nënkoloneli Giuseppe Cipriano , 47 vjeç me origjinë nga Taranto, dhe majori Marco Meneghello, 46 ​​vjeç nga Legnago.

Dy pilotë të forcave ajrore italiane u vranë kur avionët ushtarakë me të cilët po fluturonin u përplasën mbi Guidonia Montecelio, rreth 35 km në veri-lindje të Romës, mesditën e së martës 7 mars.

Një nga avionët e lehtë u rrëzua në tokë në një fushë në bazën ajrore Guidonia, tjetri u përplas me një makinë të parkuar në një rrugë në Colfiorito, një zonë urbane aty pranë. Nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar.