Vendosni fjalën kyçe....

Messi shpallet futbollisti më i mirë nga FIFA


Lionel Messi është shpallur futbollisti më i mirë i FIFA-s.

Messi ishte në garë me Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.

Messi falënderoi edhe Scalonin dhe Argjentinën për rrugëtimin e tyre në Katar 2022 ku fituan Botërorin.

“Ishte një ëndërr që në fund u bë realitet”, tha Messi gjatë fjalimit të tij. 

FIFA zgjodhi edhe formacionin më të mirë të vitit 2022.

Në mesin e futbollistëve janë: Courtois; Hakimi, Van Dijk, Cancelo; De Bruyne, Casemiro, Modrić; Leo Messi, Benzema, Haaland, Mbappé.