Vendosni fjalën kyçe....

Kongresi amerikan nis nesër hetimin për çështjen McGonigal, republikania: Do i shkojmë deri në fund


Kryetarja e Konferencës së Republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Elise Stefanik tha për Breitbart News se seanca e parë e komisionit të zgjedhur për të çrrënjosur përdorimin e FBI-së si armë politike brenda kundër kundërshtarëve politikë do të zhvillohet të enjten dhe do të vendosë bazat për seancat e ardhshme.

Stefanik, e cila u emërua në Komisionin Hetimor së bashku me anëtarë të tjerë, tha se ngjarja do të krijojë terrenin që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të zbulojnë, ekspozojnë dhe ndërpresin paragjykimet politike brenda qeverisë federale që drejtohen kundrejt konservatorëve ose amerikanëve të parë amerikanë.

“Kjo seancë e parë do të jetë kritike për të hedhur bazat për të çrrënjosur nga qeveria federale përdorimin si armë politike të disa nga organet kryesore të sigurisë dhe jo vetëm” tha ajo.

Stefanik u zotua se komiteti i përzgjedhur, i kryesuar nga Kryetari i Komitetit Gjyqësor të Dhomës, Republikani Jim Jordan  do të luftojë veçanërisht partishmërinë me FBI-në, CIA-n dhe Institutin Kombëtar Shëndetësor, së bashku me korrupsionin dhe abuzimin në të gjitha aspektet e burokracisë federale.

“Censura partizane e FBI-së që shkel të drejtat dhe liritë civile të Amendamentit të Parë dhe përdorimi si armë kundër popullit amerikan do të ekspozohet ndërsa Nënkomiteti i Përzgjedhur për Armatizimin e Qeverisë Federale do të hyjë në terren këtë javë,” tha ajo.

Ish-zyrtari kryesor i FBI-së i referuar nga Stefanik është Charles McGonigal, i cili ishte agjent special i ngarkuar në Divizionin e Kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork. Në janar, McGonigal u padit nga Departamenti i Drejtësisë për pastrim parash dhe “pranimin për të ofruar shërbime” për Oleg Deripaska, një oligark rus i sanksionuar.

Këto agjenci janë të pjekura për transparencë dhe përfundimisht reforma, dhe ky komitet i përzgjedhur do të jetë një nga mjetet e shumta që kemi për të arritur tek e vërteta dhe për t’u siguruar që populli amerikan ta dijë të vërtetën,” vuri në dukje Stefanik.