Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Shumica po bën lojë për të fshehur të vërtetat e çështjes Rama-McGonigal, shtynë kërkesën për Komision Hetimor


Enkelejd Alibeaj, pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve ka zhvilluar një komunikim për mediat, teksa u shpreh në mbledhje kërkuan interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.

Alibeaj tha se kryeministri duhet të japë shpjegim para shqiptarëve për këtë situatë, ndërsa theksoi se mazhoranca ka shtyrë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.

Po bëhet lojë për të fshehur Ramën nga të vërtetat. Rama është i akuzuar i vetëm. Rama shkeli Kushtetutën dhe rregulloren”, tha Alibeaj.