Vendosni fjalën kyçe....

Turqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provincat e prekura nga tërmeti


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provincat më të prekura nga një tërmet që ka vrarë mijëra njerëz.

Erdogan tha se numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 3,549 persona.

Më shumë se 1600 njerëz raportohet të kenë vdekur në Siri.

Në një fjalim televiziv, Erdogan tha se gjendja e jashtëzakonshme është për të siguruar që puna e shpëtimit mund të “kryhet shpejt” në juglindje të vendit.

Gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë pak para zgjedhjeve të 14 majit, kur zoti Erdogan do të përpiqet të qëndrojë në pushtet pas 20 vjetësh.

Turqia vendosi gjendjen e jashtëzakonshme për herë të fundit në vitin 2016 pas një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti. Ajo u hoq dy vjet më vonë.

Ekipet e shpëtimit në Turqi po luftojnë me shiun dhe borën e dendur, ndërsa garojnë kundër orës për të gjetur të mbijetuarit nga tërmeti që goditi në orët e para të së hënës.