Vendosni fjalën kyçe....

17 vende të BE-së dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Turqinë e goditur nga tërmeti


Shtatëmbëdhjetë vende evropiane po ofrojnë ekipe kërkimi dhe shpëtimi në Turqi, pasi një seri tërmetesh shkaktuan shkatërrime të gjera në jug dhe lindje të vendit, ku të paktën 3381 njerëz kanë vdekur, tha të hënën Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, shkruan Anadolu Agency.

“Shpejtësia është thelbësore dhe po ashtu edhe bashkërendimi ndërkombëtar”, tha Janez Lenarcic në Tëitter në lidhje me zonat e prekura, duke shtuar: “Përmes Mekanizmit tonë të Mbrojtjes Civile të BE-së, 17 vende evropiane po ofrojnë ekipe shpëtimi”.

Lenarçiç vuri në dukje se ekipet e para të shpëtimit nga Rumania, Bullgaria dhe Hungaria kishin mbërritur tashmë në zonat e prekura nga tërmeti.

“Në Siri, ne po punojmë ngushtë me partnerët tanë humanitar tani gjithashtu duke ndërmarrë operacione shpëtimi,” shtoi ai.

Më parë, numri i vendeve që vendosën ekipet e shpëtimit u njoftua si 13, duke përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Francën, Greqinë, Holandën, Poloninë, Rumaninë, Hungarinë, Italinë, Spanjën, Maltën dhe Sllovakinë.