Vendosni fjalën kyçe....

Milani turpërohet nga Sassuolo në San Siro


Sassuolo ka shkatërruar Milanin në San Siro me rezultatin 2-5.

“Kuq e zinjtë” nuk patën mundësinë e reagimit ndaj modenezve në javën e 20 të Seria A.

Defrel (19’), Frattesi (22’) dhe Berardi (30’), shënuan për Sassuolon në pjesën e parë. Për Milanin shënoi Giroud(24’).

Në pjesën e dytë Lauriente shënoi për Sassuolon golin e katërt ndërsa Matheus Henrique (79’) shënoi golin e pestë. Më pas Origi në minutën e 81’ shënoi golin e dytë për Milanin.

Kuq e zinjve iu anuluan edhe dy gola nga VAR një në minutën e 8’ dhe një në minutën e 55’.

Me këtë humbje Milani zbret në vendin e katërt me 38 pikë ndërsa Sassuolo ngjitet në vendin e 16 dhe i largohet zonën se rënies nga kategoria.