Vendosni fjalën kyçe....

Kapen me dokumente false, ndalohen në Rinas tre turq


Tre persona janë ndaluar në aeroportin e Rinasit pasi jaë përpjekur të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Bëhet fjalë për tre shtetas turq.

Pas informacioneve të marra nga policia franceze se 34-vjeçari me iniciale H.A. dyshohej se kishte ndihmuar dy persona të tjerë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, policia e Rinasit kontrolloi dhe gjeti dy persona të tjerë, 34-vjeçarin me iniciale I.C. dhe 19-vjeçarin me iniciale R.B. me dokumente false.

Njoftimi

“Policia Kufitare e Rinasit vijon operacionet për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kalim të kufirit, me dokumente të falsifikuara. Finalizohet operacioni policor i koduar “Last guide”.

Tentuan të kalonin kufirin, me dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 3 shtetas turq. Për njërin prej tyre disponohej informacion se kishte ndihmuar shtetas të huaj, për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Sekuestrohen dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me partnerët francezë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last guide”, për goditjen e tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit I. C., 34 vjeç, R. B., 19 vjeç dhe H. A., 38 vjeç, të tre banues në Turqi.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të shkëmbyera me partnerët francezë, se shtetasi H. A. dyshohej se kishte ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, dy shtetas të tjerë, menjëherë kanë kontrolluar dokumentet e tij dhe të shtetasve I. C. dhe R. B.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”