Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha i pandarë nga ish-ambasadori amerikan Walker, fotot pas nderimit nga presidenti Begaj


Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha është shfaqur dy ditët e fundit i pandarë nga ish-ambasadori i SHBA-ve William Walker.

Basha u shfaq ditën e djeshme në ceremoninë e dhënies së titullit “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit” nga Presidenti i Republikës.

Basha ka ndarë fotot nga ceremonia e dhënies së çmimit krah Walkerit dhe Presidentit Begaj së bashku me bashkëshorten.

I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës.

Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker.

Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, ai u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira, çka solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente regjimi i Milosheviçit në Kosovë.

E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori Walker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe genocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë”-shkruan Basha.

Ditën e sotme ai ndau edhe foto të tjera teksa thotë se e ka shoqëruar ambasadorin Walker gjatë vizitave në Krujë, e Berat në kuadër të 555 vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Kujtime të paharrueshme me mikun e shqiptarëve Ambasadorin William G. Walker gjatë vizitave mbresëlënëse në Kalanë e Krujës, në 555 vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe në Kalanë e Beratit e Muzeun Onufri ku mishërohen vlerat më të mira të trashëgimisë sonë kulturore”-shkruan Basha.