Vendosni fjalën kyçe....

Prapaskenat, Donald Trump luajti rol vendimtar në zgjedhjen e Kevin McCarthy si kreun e Kongresit – Breitbart


Ish-Presidenti Donald Trump luajti rol jetik në prapaskenë në arritjen e një kompromisi mes republikanëve të Kongresit për të zgjedhur republikanin Kevin McCarthy (R-CA) si kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, thanë për Breitbart ligjvënësit dhe një burim i njohur me çështjen.

Në votimin historik të 15-të së premtes për kreun, McCarthy më në fund vulosi marrëveshjen dhe mblodhi votat e nevojshme për pozicionin.

Votimi ishte ‘ndezur’ që nga e marta, pasi një bllok prej 21 republikanësh, i drejtuar kryesisht nga anëtarët e grupit parlamentar për Lirinë e Dhomës së Përfaqësuesve, votuan në mënyrë të përsëritur kundër McCarthy-t. Megjithatë, marrëveshja që McCarthy dhe aleatët e tij arritën me delegacionin nxiti mjaft kritikë që t’i japing republikanit të Kalifornisë votën për t’u zgjedhur.

Shefi në mesin e atyre që ishin përgjegjës për krijimin e një kompromisi ishte Trump, sipas disa Kongresmenëve republikanë dhe një burimi të njohur me bisedat.

Kongresmeni Jim Jordan (R-OH), i cili do kryesojë Komitetin Gjyqësor në Kongresin e 118-të dhe ishte një lojtar vendimtar në këto bisedime, lavdëroi Trumpin për punën e tij që ndihmoi në arritjen e një marrëveshjeje.

“Kjo nuk mund të bëhej pa mbështetjen e udhëheqjen e Presidentit Trump.” – tha ai për Breitbart News.

Kongresmeni Byron Donalds (R-FL) gjithashtu pranoi rolin e presidentit të 45-të në negociatat e zhvilluara, ndërsa fliste me gazetarët të premten, duke theksuar se ai ‘ka luajtur një rol kyç në këtë’.

Donalds e mbështeti McCarthy-n në ditën e parë të votimit, por sapo u bë e qartë se ai nuk i kishte votat në atë kohë, Donalds filloi të votonte kundër tij dhe madje u propozua për pozicionin.

Një burim tjetër i njohur me çështjen tregoi se Trump kishte qenë i angazhuar në proces që në fillim të dhjetorit, duke bërë telefonata gjatë gjithë muajit për të gjetur votat dhe për të konsoliduar mbështetjen e McCarthy-t. Këto thirrje nuk ishin thjesht një herë, por përfshinin korrespondenca të vazhdueshme me shumë ligjvënës.

Përfshirja e Trump vazhdoi gjatë gjithë kësaj jave, duke përfshirë bisedimet mbrëmë dhe këtë mëngjes përpara përparimit vendimtar për McCarthy-n, sipas burimit.

Të premten në mbrëmje, ai u bëri thirrje Kongresmenëve Matt Gaetz (R-FL) e Andy Biggs (R-AZ), të cilët të dy kishin votuar kundër McCarthy-t për ditë të tëra dhe u tha atyre se çështja duhej zgjidhur. Në fund të raundit të 15-të, ata të dy votuan pro, duke ndihmuar në uljen e pragut të votimit për McCarthy-n.

Gazetarja investigative e ABC News, Katherine Faulders, raportoi fillimisht telefonatat midis Trump dhe dyshes Gaetz dhe Biggs.

Kongresmenia Marjorie Taylor Greene (R-GA) i tha Breitbart News të premten se ‘roli i Trump ishte i madh’ në negociata. Konkretisht, ajo vuri në dukje deklaratat e tij në mbështetje të McCarthy këtë javë dhe telefonatat që ai bënte në prapaskenë.

“Deklaratat e tij që ai bëri në mbështetje të Kevin McCarthy, çimentuan numrat tanë.” – tha Greene.

Fotoreporteri me bazë në D.C. Al Drago vuri në dukje se Greene ishte gjithashtu duke folur në telefon me Trump të premten mbrëma dhe ajo thuhet se u përpoq të bënte që Kongresmeni Matt Rosendale (R-MT) të fliste me të pasi Rosendale votoi kundër McCarthy në votimin e 14-të. Biseda çoi në një ‘shkëmbim të nxehtë’, raportoi PunchBowl News.

Duke folur me gazetarët pasditen e së premtes, Kongresmeni Matt Gaetz (R-FL) vuri në dukje tre votat e tij për Trump, duke vënë në dukje se ato çuan në atë që Trump të bënte histori duke marrë më shumë vota për kryesinë se çdo ish-president tjetër.

 “Unë jam shumë i emocionuar, ashtu si ai, që tani mban rekordin mbi John Quincy Adams.” – tha Gaetz.

*Ashley Oliver i Breitbart News kontribuoi në këtë raport.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Breitbart