Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti tragjik me tre viktima në Rrugën e Arbrit, arrestohet një person


Një person është arrestuar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Arbrit ku humbën jetën tre persona e u plagosën katër të tjerë.

Në pranga ka rënë Edison Llazri, që drejtonte mjetin tip ‘Mercedes-Benz’ që u përfshi në aksident me mjetin e viktimave.

Të vdekur në përplasjen e rëndë në vendin e quajtur Ura e Gjoricës mbetën 57-vjeçari Kujtim Istrefi, 76-vjeçari Murat Istrefi dhe 45-vjeçarja Lulzime Istrefi.