Vendosni fjalën kyçe....

Interi i shkakton humbjen e parë në kampionat Napolit


Interi i ka shkaktuar humbjen e parë në Seria A,  Napolit.

Zikaltërit fituan 1-0 ndaj kryesuesve të Napolit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Interin që pati një dominimin të lehtë dhe shanse më të mira shënimi.

Në pjesën e dytë, Edin Dzeko realizoi në minutën e 56-të, pas asistimit nga Dimarco.

Me këtë fitore, Interi tani shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e katërt, një më pak se Juventusi në vendin e tretë dhe tri më pak se Milani i vendit të dytë.

Në anën tjetër, Napoli mbetet lider me 41 pikë gjithsej.