Vendosni fjalën kyçe....

Thuajse gjysma e britanikëve dëshiron që Harry-t t’i hiqet titulli i Dukës pas publikimit të serialit në Netflix me Meghan Markle – Daily Mail


Pothuajse gjysma e publikut britanik beson se Dukës së Sussex-it duhet t’i hiqet titulli mbretëror pas publikimit të dokumentarit të tij në Netflix me Meghan Markle, sugjeron një sondazh.

Dyzet e katër për qind e pjesëmarrësve thanë se Princit Harry duhet t’i hiqej titulli, ndërsa 32 për qind menduan se jo.

Seriali shpërthyes me gjashtë pjesë në Netflix, ‘Harry dhe Meghan’, rriti mbështetjen për Princin dhe Princeshën e Uellsit, në vend të Dukës dhe Dukeshës së Sussex.

Në sondazhin e YouGov, të kryer për The Times, 44 për qind thanë se kishin rritur simpatinë për William dhe Kate, krahasuar me vetëm 17 për qind për Harry dhe Meghan.

Ndërkohë, 23 për qind thanë se seriali i fundit i bëri të mendonin më keq për Harry-n dhe Meghan-in, ndërsa shtatë për qind thanë se i bëri të mendonin më mirë për çiftin nga Kalifornia.

Autori i ‘Kensington Palace: Një kujtim intim nga Mbretëresha Mary te Meghan Markle’, Tom Quinn, tha: “Jam i befasuar për faktin që dokumentari nuk u bëri më shumë dëm Sussex-ëve. Më dukej e dhimbshme ta shikoja, të bën të kuptosh se ata janë shpirtra të humbur. Nuk jam aspak i befasuar që njerëzit kanë më shumë simpati për Princin dhe Princeshën e Uellsit, sepse ata po bëjnë gjënë klasike. Ata nuk po ankohen për Harry-n.”

Gjashtëdhjetë e pesë për qind e të anketuarve thanë se Harry dhe Meghan zgjodhën të hiqnin dorë nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore. Ndërkohë, vetëm 11 për qind thanë se çifti ishte detyruar të largohej.

Dyzet e nëntë për qind besonin se familja mbretërore nuk është një institucion racist, ndërsa 26 për qind e besojnë.

Në intervistën e Harry e Meghan me Oprah Winfrey në vitin 2021, çifti tha se dikush në familjen mbretërore kishte bërë një vërejtje për ngjyrën e lëkurës së fëmijës së tyre të parëlindur, Archie.

Pavarësisht akuzave, 51 për qind e publikut britanik ende mendojnë se dyshja duhet të ftohen në kurorëzimin e Mbretit vitin e ardhshëm, ndërsa 31 për qind thanë se nuk duhet.

MailOnline ka kontaktuar një përfaqësues të Sussex-ëve për koment.