Vendosni fjalën kyçe....

Nuk pranonin fejesën e vajzës shqiptare me të riun maroken, sherr masiv mes disa personave në Itali


Fejesa mes një vajze shqiptare dhe një djali maroken në Itali është bërë shkak për një sherr fizik mes disa personave.

Karabinierët në Biancavilla (në Romën qendrore) raportuan 10 persona ishin përleshur dhe kishin mbetur të lënduar.

Siç shkruajnë mediet italiane, sherri mes tyre nisi pas fejesës mes një 18-vjeçareje me origjinë shqiptare dhe një djali 21-vjeçar me origjinë marokene.

Në fakt, prej disa muajsh, kjo marrëdhënie sentimentale ishte kundërshtuar hapur nga familja e vajzës (që nuk donte për të një djalë me origjinë marokene), të cilët në çdo rast i kishin fyer rëndë dy të rinjtë.

Rreth orës 21:30 të mbrëmjes së kaluar, teksa çifti i fejuar po dilnin për darkë me motrën e vajzës, kanë hasur në disa të afërm shqiptarë të 18-vjeçares. Ata kishin takuar një xhaxha të largët 47-vjeçar dhe bashkëshorten 43-vjeçare të tij.

Ata kishin qenë të shoqëruar nga disa miq të tyre, të cilët do të fillonin menjëherë t’i ofendonin.

Vajza u mundua të qetësojë situatën duke u kërkuar atyre të ndalojnë, por u qëllua me shuplakë nga gruaja e xhaxhait, ndërsa njëri nga familjarët e tjerë e kapi nga flokët.

Edhe djali nga Maroku u sulmua nga xhaxhai i partneres së tij. Në atë moment në rrugë janë shfaqur edhe familjarë të tjerë të vajzës, përfshirë edhe një 32-vjeçar i cili ka kërcënuar me thikë çiftin e ri. Në vend të kësaj, kishte filluar t’i gjuante çiftit të ri me shishe birre.

Dhe përforcimet nuk kanë të ndalur: në vendngjarje kanë shkuar të afërm të tjerë shqiptarë, të cilët janë zënë me shqelma dhe grushta. Megjithatë, dy motrat shqiptari dhe marokeni kishin arritur për fat të largohen nga sulmi, me vajzat që u strehuan në shtëpinë e tyre.

Disa prej të afërmve duke menduar se do të gjenin të riun maroken, kishin shkuar gjithsesi në apartamentin e vajzave në via Vittorio Emanuele dhe ishin futur brenda me dhunë duke thyer derën.

Këtu zemërimi i tyre ishte shfryrë dhe ndaj babait të vajzës, të cilin e kishin shtyrë me dhunë, ashtu edhe mbi mobiliet dhe orenditë, të dëmtuara dhe të plaçkitura. Ndërkohë nënën e vajzës e kanë goditur me shuplakë dhe u vunë në kërkim të marokenit.

Karabinierët që ndërhynë i dhanë fund përleshjeve mes kërcënimeve dhe ofendimeve, me disa që kanë shkuar të marrin mjekim në spital.