Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohen fizikisht tre policë të komisariatit të Librazhdit


Një person ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht efektivët e policisë së Librazhdit, pasi ata po kryenin procedurat për shoqërimit të tij në komisariat.

Policia pas një denoncimi të disa qytetarëve në Librazhd për bezdisjen që po ju shkaktonte një person në gjendje të alkoolizuar ka shkuar rreth orës 15:30 për të bërë shoqërimin e tij për në komisariat.

Por ndërsa kanë shkuar në vendngjarje policia ka hasur në kundërshtimin e personit në fjalë për disa minuta dhe e ka  shoqëruar për në ambientet e policisë.

Personi i cili rezultonte në gjendje të dehur ka reaguar dhunshëm ndaj tre efektivë të patrullës së policisë duke i kërcënuar edhe verbalisht.

Ndërkohë të tre efektivët e policisë kanë bërë denoncim në Prokurorinë e Elbasanit ndaj tij.