Vendosni fjalën kyçe....

Salianji kundër projektligjit për policët bashkiakë: Do përdoren si patronazhistë në zgjedhje


Deputeti i PD-së Ervin Salianji është shprehur kundër projektligjit për Policinë Bashkiake.

Sipas tij, policëve bashkiakë iu janë ngarkuar disa kompetenca për të cilat nuk kanë kapacitete dhe do të do trajtohen si patronazhistë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

 “Ky projektligj i propozuar nuk e di nëse ka pasur indicie nga bashkitë apo i iniciuar nga qeveria, por lind i vdekur dhe as rregullon funksionet e policisë bashkiake, vetëm ngarkon me kompetenca. Se si do ti realizojnë këto kompetenca policitë bashkiake kur kanë mungesë të burimeve dhe kapacitete teknike disa herë më pak se Policia e Shtetit ndërsa duhet të kryejnë më shumë funksione se sa Policia e Shtetit. Policia bashkia do të angazhohet edhe me monitorimin e plazheve, të shitësve ambulantë, ndalimi i pijes së duhanit në urban e taksi, në korridoret e pallateve, madje edhe në procedurat e shërbimit publik të varrimit.

Nuk ka as burime financiare as kapacitete teknike i keni vendosur që të ketë kompetenca për bashkitë kaq shumë sa gjithë shteti i ka problem ti ketë. Një strukturë që pretendohet t’i jepen këto kompetenca në fushën e mbikëqyrje dhe batimit të ligjit, nuk merret minimalisht kujdesi për të parandaluar angazhimin e tyre në fushatë. Kryetarët e bashkive përtej partive politike, do t’i kenë një grup patronazhistës siç ka ndodhur me PS, për t’i përdorur në zgjedhjet lokale, nga heqja e qeseve me presh në rrugë tek kërcënimi, lejimi i ndërtimeve ose jo të paligjshme.”- tha Salianji.

Ai shtoi se ky projektligj duhet diskutuar sërish dhe ky diskutim duhet bërë pas zgjedhjeve. Përndryshe sipas tij, policët bashkiakë do përdoren si patronazhistë.

Salianji thotë së pikërisht përdorja e policisëve bashkiakë si “patronazhistë” është argumenti se pse e votojnë kundër.

“S’do e zgjidhin policët bashkiakë duhan në autobusë apo sherreve mes fqinjëve, por duke i dhënë mundësi atyre që të bëhen pjesë e zgjedhjeve, pasi do të jenë njerëzit që do mbledhin vota derë më derë, patronazhistë me kapele policie.

Por a ka mundësi që ta ndalojmë këtë? E keni parë se si përdoren bashkitë në zgjedhje, me policët, apo me ndihmat ekonomike do ju kthehen kundër ju. Ndaj e votojmë kundër këtë ligj që e ritheksoj se; lind i vdekur.”– tha ai.