Vendosni fjalën kyçe....

Gent Ibrahimi betohet para Presidentit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese


Betohet para presidentit të Republikës anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, Genti Ibrahimi.

Në një ceremoni në Presidencë ku u vendos himni kombëtar, Ibrahimi me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit Bajram Begaj.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë.”– tha ai.
Presidenti Begaj i uroi suksese atij, në detyrën e re.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z. Sokol Binaj, Avokatja e Popullit, Zj. Erinda Ballanca përfaqësues të OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.

Ibrahimi zëvendëson vakancën e krijuar nga përfundimi i mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo.