Vendosni fjalën kyçe....

Nis mbledhja e mbështetësve të opozitës, do tubohen ne bulevard para ish-Hotel Dajtit


Ka nisur mbledhja e mbështetësve të opozitës të cilët do zhvillojnë një protestë në bulevard mesditën e sotme siç është njoftuar më herët.

Protesta pritet të nisë rreth rës 12:00 teksa në stadiumin ‘Air Albania’ mbahet samiti i BE-së.

Qytetarët do mblidhen në Sheshin Skënderbej nga rrugë të ndryshme e më pas do tubohen në zonën para ish-Hotel Dajtit, ndërsa më tej është i ndaluar marshimi duke qenë se zona është e rrethuar nga policia për shkak të samitit.