Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga pallati, ndërron jetë 83-vjeçari në Durrës


Një i moshuar ka ndërruar jetë në Durrës pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte.

Viktima është identifikuar si J.P. 83-vjeç ndërsa ngjarja ka ndodhur në Lagjen 3 rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Sipas policisë dyshohet se i moshuari ka rënë nga lartësia aksidentalisht.

Njoftimi

“Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 Durrës, shtetasi J. P., 83 vjeç, dyshohet se aksidentalisht  ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”