Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen granata në oborrin e shtëpisë ku po punonte, plagoset 22-vjeçari shqiptar


Një punëtor 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Torino, pas shpërthimit të një granate. Sikurse raportojnë mediet në shtetin fqinj, ngjarja ka ndodhur pasditen e 1 dhjetorit, ku i riu po punonte në kopshtin e një shtëpie në rikonstruksion e sipër.

Mes pjesëve dhe mbetjeve që po pastronte, ishte dhe granata që mendohet se kishte mbetur prej vitesh në kopshtin ndërtesës. Nga lëvizja, ajo është aktivizuar dhe ka shpërthyer. Bëhet fjalë për një granatë të Luftës së Dytë Botërore.

22-vjeçari ka marrë plagë në këmbë, nga pjesët metalike të granatës, ai është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.