Vendosni fjalën kyçe....

Lojtarët e pavaksinuar janë ‘kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë ne’ – Trajneri i Liverpulit


Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka vazhduar ta bëjë të qartë përbuzjen e tij për këdo që është i pavaksinuar, duke thënë se futbollistët që nuk e kanë bërë atë janë ‘një kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë’.

Klopp ka qenë gjithnjë e më i zëshëm me thirrjet e tij që lojtarët dhe popullata më e gjerë të vaksinohen kundër Covid-19, duke pretenduar më parë se mosbërja e kësaj ishte e ngjashme me drejtimin e makinës në gjendje të dehur.

Duke folur përpara ndeshjes së Liverpool në Premier League kundër Tottenham të dielën, Klopp u pyet nëse statusi i vaksinës së një lojtari do të ndikonte në politikën e transferimit të klubit, teksa merkatoja do hapet në janar.

“Ne nuk jemi afër nënshkrimit të një lojtari, por, po, statusi i vaksinimit do të ishte me ndikim, padyshim,” tha gjermani.

“Nëse një lojtar nuk vaksinohet fare, ai është një kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë ne. Ai nuk dëshiron të jetë një kërcënim, por ai është dhe ne duhet të gjejmë skenarë të ndryshëm.” – shtoi tekniku.