Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e operacionit me 10 të arrestuar ku u kapën 430 kilogramë kokainë, armë zjarri, municion e euro (Video)


10 persona janë arrestuar gjatë operacionit të koduar ‘Konsistenca’, ku u zbulua një laborator droge në fshatin Frakull të Fierit si dhe u sekuestruan 430 kilogramë drogë e fshehur në paleta me pleh kimik të ardhur nga Kolumbia.

Të arrestuarit janë ish-kreu i Komunës Frakull Viktor Cervanaku, vëllai i tij Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi e Marildo Rona.

Gjatë oeracionit janë kontrolluar 14 mjedise në Tiranë, Fier e Lushnjë, janë sekuestruar 6 armë zjarri, municion luftarak, 16 mijë euro e rreth 24 ton pleh kimik i ardhur nga Kolumbia, ku janë gjetur rreth 430 kilogramë kokainë me vlerë 40 milionë euro.