Vendosni fjalën kyçe....

Gjykatësja kolumbiane shfaqet duke tymosur dhe gjysmë e zhveshur në një seancë virtuale


Një gjykatëse kolumbiane e njohur për ndarjen e fotove të saj provokuese në mediat sociale u pezullua me tre muaj këtë javë pasi u shfaq gjysmë e zhveshur dhe duke pirë duhan në shtrat gjatë një seance gjyqësore virtuale.

Komisioni Disiplinor Gjyqësor në Norte de Santander vendosi të martën se gjyqtarja Vivian Polania shkeli rregullore të shumta administrative, raportoi gazeta e lajmeve në gjuhën spanjolle Infobae.

Polania, 34 vjeçe, u vu në qendër të medias javën e kaluar kur u shfaq në një komunikim në Zoom me të brendshmet e saj dhe duke djegur një cigare gjatë një seance gjyqësore në lidhje me një bombë me makinë që synonte një brigadë ushtrie për një ngjarje të ndodhur në qytetin e Cúcuta në qershor 2021.

Videoja e gjyqtares gjysmë të zhveshur u bë virale shpejt dhe nxiti komitetin disiplinor të nisë një hetim ndaj saj.