Vendosni fjalën kyçe....

Dy shpërthime tronditin Jerusalemin, dhjetëra të plagosur


Një person u vra dhe më shumë se një duzinë të tjerë u plagosën kur dy shpërthime tronditën Jerusalemin mëngjesin e së mërkurës në atë që autoritetet izraelite dyshojnë se është një sulm i bashkërenduar terrorist.

Shpërthimi i parë ndodhi gjatë orës së pikut të mëngjesit pranë stacionit qendror të autobusëve në qytet.

Mjekët thonë se të paktën njëmbëdhjetë persona u plagosën, duke përfshirë dy në gjendje kritike. Një viktimë ka ndërruar jetë më vonë në spital për shkak të plagëve të marra. Një hetim është duke u zhvilluar, ku policia thotë se mund të jetë shkaktuar nga një bombë e lënë në një çantë.

Dëshmitarët i thanë gazetës Jerusalem Post se panë një çantë të dyshimtë të lënë pas një muri pak para shpërthimit.

Gjysmë ore pas shpërthimit të parë, një tjetër ndodhi pranë kryqëzimit Ramon në Jerusalemin verior. Ai goditi një autobus, duke lënë disa të plagosur lehtë. Raportet e mediave pretendojnë se edhe shpërthimit aty u shkaktua nga një bombë e lënë në një çantë.

Autoritetet në Jerusalem thonë se numri i të plagosurve në të dyja incidentet është 18 persona, ndërsa policia thotë se shpërthimet po i trajton si një sulm të bashkërenduar.