Vendosni fjalën kyçe....

Xi kritikon kryeministrin kanadez: Gjithçka folëm bashkë, doli shpejt e shpejt në media (Video)


Presidenti kinez Xi Jinping qortoi publikisht kryeministrin kanadez Justin Trudeau për rrjedhjen e përmbajtjes së takimit të tyre në media. Gazetarët kanadezë kapën shkëmbimin mes tyre në video gjatë samitit të G20-ws në Bali, Indonezi të mërkurën.

Pas njw minute bisedw, Xi flet përmes një përkthyesi, duke i thënë Trudeau se ‘gjithçka që diskutuam ka rrjedhur në gazeta’.

“Kjo nuk është e përshtatshme. Dhe kjo nuk është mënyra se si u zhvillua biseda.” – shtoi Xi.

“Nëse do kishte sinqeritet nga ana juaj…”

“Në Kanada ne besojmë në dialogun e lirë, të hapur dhe të sinqertë, dhe kjo është ajo që do vazhdojmë të kemi.” – u përgjigj Trudeau, duke folur para përkthyesit qw ende po pwrpiqej të përfundonte transmetimin e fjalëve të Xi.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë të punojmë në mënyrë konstruktive së bashku, por do ketë gjëra për të cilat nuk do biem dakord.” – shtoi lideri kanadez.

“Le të krijojmë kushtet për këtë fillimisht.” – u përgjigj Xi, duke i ofruar Trudeau një shtrëngim duarsh. Ndërsa lideri kinez buzëqeshi, kryeministri kanadez u largua nga kamera, i vetëm.

Ajo që Reuters e përshkroi si ‘një shfaqje e rrallë e bezdisjes publike’ nga Xi, pason raportet e mediave në lidhje me përmbajtjen e takimit të tij me Trudeau të martën.

Gjatë takimit dhjetë minutësh, Trudeau ngriti ‘shqetësime serioze’ në lidhje me ‘aktivitetet e ndërhyrjes’ së Kinës në Kanada, duke filluar nga spiunazhi industrial deri te ndërhyrja në zgjedhjet federale të 2019-ës, tha një burim qeveritar për AFP.