Vendosni fjalën kyçe....

DeSantis fliste në mbledhjen me republikanët ndërkohë që Trump shpallte kandidaturën, s’e përmend ish-presidentin


Guvernatori i Florida-s Ron DeSantis u prit si hero të martën mbrëma, teksa iu drejtua mbështetësve të tij republikanë, pak minuta para se ish-presidenti Donald Trump të shpallte kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

DeSantis, i cili javën e kaluar mori një fitore dërrmuese në zgjedhjet afatmesme të 8 nëntorit duke u rizgjedhur Guvernator në Florida, mori një pritje mbresëlënëse nga audience, ndërsa mori pjesë në takimin dimëror të Shoqatës së Guvernatorëve Republikanë në Orlando.

Sipas një burimi, DeSantis vuri në pah ‘fushatën e tij mbresëlënëse të rizgjedhjes’ dhe mënyrën se si ai fitoi zgjedhjet në Miami, duke u lidhur me votuesit hispanikë.

Ndërsa DeSantis fliste në takimin me Guvernatorët, pak minuta më pas Trump shpallte kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2024. Fox News thekson se DeSantis nuk e përmendi ish-presidentin gjatë fjalës së tij.

Guvernatori i Floridës ka parë rritje të popullaritetit në mesin e konservatorëve në të gjithë vendin dy vitet e, falë reagimit të tij të fuqishëm kundër kufizimeve të pandemisë së koronavirusit dhe veprimeve agresive ndaj lëvizjeve që përfshinë SHBA-në dy vitet e fundit si BLM, ‘Woke Culture’ ‘Critical Race Theory’, etj.

Trump nga ana e tij ka vënë në shënjestër DeSantis muajt e fundit. Pak ditë më parë ish-presidenti sulmoi rrjetin Fox e pronarit Rupert Murdoch për mbështetjen që i japing ‘Ron DeSanctimonius’.