Vendosni fjalën kyçe....

Alex Soros poston foton me Ramën e Abazoviçin në Forumin e Paqes në Paris


Alex Soros ka postuar një foto tijën me  në Forumin e Paqes në Paris ku janë të pranishëm edhe kryeministri Rama e ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç.

Soros shkruan se në forum do flitet për menaxhimin e daljes nga kriza të popujve të Evropës Lindore.

“E shkëlqyeshme që jam rikthyer në Paris për Forumin e 5-të të Paqes dhe të flasim për menaxhimin e daljes nga kriza të popullatave të Evropës Lindore me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic dhe Drejtorin e programit për Evropën e të ECFR.” – shkruan Soros.