Vendosni fjalën kyçe....

USAID dërgon 100 gjeneratorë në Ukrainë: Ndihmë për dimrin


Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka dërguar njëqind gjeneratorë në 22 komunitete në Ukrainë.

Këtë e ka thënë USAID në llogarinë zyrtare në Twitter.

“Më shumë ndihmë për Ukrainën për dimër. USAID dorëzoi 100 gjeneratorë në 22 komunitete. Do të ndihmojë spitalet, shkollat dhe qeveritë lokale të vazhdojnë të punojnë kur infrastruktura dëmtohet nga sulmet e Rusisë. USAID ka dorëzuar mbi 700 gjeneratorë që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar.“- shkruan agjencia.

Që nga 10 tetori, Rusia ka nisur sulme masive me raketa dhe dronë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.