Vendosni fjalën kyçe....

Macron bën thirrje për paqe mes Ukrainës e Rusisë sipas kushteve që dikton Kievi


Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të dielën për një marrëveshje paqeje në Ukrainë, por këmbënguli se Kievi duhet të diktojë kushtet e marrëveshjejes.

Duke folur në një konferencë paqeje të organizuar nga një organizatë bamirëse katolike në Romë, Macron tha se ndërsa ‘thirrjet për paqe mund të duken si një tradhti’ ndaj Ukrainës, ‘komuniteti ndërkombëtar një ditë do e mbështesë një zgjidhje të negociuar midis Kievit dhe Moskës’, raporton Associated Press.

Megjithatë, paqja nuk mund të diktuhet nga Rusia shtoi ai.

“Ne duam që populli ukrainas të vendosë në një moment të caktuar, momentin dhe kushtet e paqes.”

Presidenti francez ka shprehur të njëjtën ndjenjë tashmë, duke deklaruar në fillim të kësaj vere se ‘Ukraina do vendosë kur të plotësohen kushtet për të ndërtuar paqen’.

Presidenti ukrainas Zelensky është zotuar të mos negociojë me Rusinë për sa kohë që Putin të mbetet në pushtet, duke nënshkruar një dekret në fillim të këtij muaji që ndalon bisedimet me presidentin rus.

Zelensky ka premtuar gjithashtu se do rimarrë rajonet e Donetsk, Lugansk, Kherson dhe Zaporozhye, të cilat u anëtarësuan në Federatën Ruse pas referendumeve muajin e kaluar. Për më tepër, udhëheqësi ukrainas është zotuar të rimarrë Krimenë, që u mor nga Rusia në vitin 2014.