Vendosni fjalën kyçe....

Një humbje jete në vend lidhur me koronavirusin e ri


Një humbje jete është regjistruar në vend së fundmi lidhur me koronavirusin e ri.

Pacienti që ka humbur jetën është një 77-vjeçar nga Tepelena. Nga 536 testime ditore janë gjetur 21 raste të reja me Covid-19.

Në spital po marrin mjekim dy pacientë. Që prej shpalljes së pandemisë Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 3592 viktima lidhur me koronavirusin e ri.