Vendosni fjalën kyçe....

Futbollisti austriak shënon autogolin më të çmendur në histori (Video)


Mbrojtësi austriak Matthias Gragger mund të hyjë në histori si golashënuesi i autogolit më të çudtishëm që ka parë ndonjëherë futbolli.

Teksa skuadra e tij që kryesonte 2-0 jashtë fushe kundër Wolfsberger në Bundesligën austriake, Gragger bëri të pamendueshmen.

Në vend që t’ia kalonte topin një shoku të skuadrës në mesfushë, ai vendosi ta kthejë atë drejt portierit të tij Samuel Radlinger.

Megjithatë pasimi ishte aq i fortë saqë portieri nuk qe në gjendje ta kapte duke bërë që topi të përfundonte në rrjetë.

Gragger-it iu afrua nga një shok skuadre i cili u përpoq ta ngushëllonte, por nuk e pranoi përqafimin e tij.