Vendosni fjalën kyçe....

Bombardohet spitali Al Shifa në Gaza, raportohet për viktima dhe të plagosur


Hamasi pretendon se Izraeli bombardoi Spitalin Al Shifa në Gaza të premten pasdite. Sipas raportimeve fillestare flitet për shumë viktima dhe të plagosur.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka pohuar se dhjetëra janë vrarë dhe plagosur në shënjestrimin e një autokolone ambulancash që po transportonin të plagosurit rëndë në Gaza.

Ushtria izraelite tha se po shqyrton raportin e ministrisë së shëndetësisë së Gazës.