Vendosni fjalën kyçe....

Aleksandër Biberaj në Këshillin e PD-së: S’rrëzohet Rama me konferenca shtypi, duhet aksion politik


Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj, në mbledhjen e sotme ngriti zërin duke thënë se për të mundur këtë qeveri nuk mjaftojnë konferencat për shtyp por se duhet aksion politik, një axhendë e qartë për protesta dhe aksionet e tjera.

“Propozim për të futur në rend dite aksionin politik që duhet ndërmarrë. Unë mendoj se qytetarët presin aksion politik nga. Kaloi korriku e po vjen tetori e të gjithë shpresonim për një aksion politik. Të gjitha zhvillimet tona të brendshme janë të rëndësishme, janë demokratike absolutisht. Jam i sigurt se z.Bylykbashki me juristët kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe kjo parti është demokratike. Por kjo është vetëm një anë e medaljes.

Ana tjetër e medaljes është Edi Rama me grupet kriminale që ka 10 vite që e denoncojmë, por mendoj se ka ardhur koha që s’kanë më nevojë për denoncim, s’ka shqiptar që s’e di si është ai. Nuk ka ndërkombëtar që nuk e di se çfarë bande është kjo
Është çdo njeri i bindur. Nuk rrëzohet Rama me konferenca shtypi, as me Facebook. Ai do aksion politik. Në formimin e tij politik apo deformimin e tij politik, ai nuk lejon zgjedhjet.

PS e shndërroi në sekt Rilindje dhe të njejtën ka bërë për Shqipërinë dhe nuk lejon votime të lira.

Situata është shumë më e zjarrtë se sa këtu, ka shkuar në një situatë të tmerrshme. Si nuk lë zgjedhje. kujtoj Durrësin që ditën e votimit votuesit shkonin para zyrës së PS merrnin zarfin dhe pastaj votonin.

Nuk shkohet në zgjedhje me Ramën e bandën e tij. Duhet ta rrëzojmë me të gjitha mënyrat. Ky është figura më e errët që ka nxjerrë Shqipëria.”- tha Biberaj.

Pas këtyre fjalëve të Biberajt, mori fjalën kryetari i PD-së Sali Berisha u përgjigj se nuk do të hiqet dorë nga protestat.

 “E ritheksoj se veprimtaria e PD-së është dhe duhet të jetë detyrimisht shumëplanëshe. Duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret, ajo është dhe do mbetet, ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme.

As nuk është hequr dorë, as nuk do hiqet. Përkundrazi po punohet dhe do punohet me intensitet.
Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat, me forca të tjera politike.
Nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë.”- u shpreh Berisha.