Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në aksin Peqin-Rrogozhinë, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë


Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Peqin –Rrogozhinë.

Nga përplasja e dy makinave një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Viktima është punonjës i shërbimit zjarrfikës Peqin, Artor Tufa 49 vjeç.

Ndërkohë dy personat e plagosur janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-njofton policia.