Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e rinj braktisin tryezën e OSBE-së: Po bëhet fejesa PD-PS, po na delegjitimojnë


Tryeza e OSBE-së nisi me debate mes Kujtim Gjuzit dhe Damian Gjiknurit. Tryeza ka vijuar me debate, që sipas deputetëve të rinj në Parlament, po bëhet një plan mes PS-së dhe PD-së për të delegjitimuar ata.

Për këtë shkak, deputetë të rinj si Ralf Gjoni, kanë vendosur të largohen. Gjoni tha se pa votën e deputetëve të opozitës në Parlament nuk do të ketë Reformë Zgjedhore.

“Kjo ka qenë tryeza jonë, jemi mirënjohës për OSBE-në që e ka mbështetur, por ne nuk mund të bëhemi fasadë kur kthehet me tre bashkëkryetarë, ku dërgohen përfaqësues në nivel teknik për të na delegjitimuar ne dhe për të legjitimuar një fejesë PD-PS.

Unë doja thjesht të sqaroja që ne kemi dalë në shenjë proteste të asaj maskarade që ne pamë. Ne jemi anëtarë dhe të gjitha tryezat do të zhvillohen me qëllim që të ndryshohet sistemi zgjedhor.

Ne kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit për të ndryshuar sistemin zgjedhor, çdo lloj fasade, nuk do lejojmë asnjë lloj pazari.”, tha Gjoni.

Myslym Murrizi gjithashtu u shpreh se komisioni nuk mund të ketë tre bashkë-kryetarë, pasi janë votuar dy, një i opozitës në Kuvend dhe një i shumicës dhe jo i PD-së që është në rrugë sipas tij.

Murrizi, Gjoni dhe Alimadhi, kundërshtuan axhendën dhe privilegjin që sipas tyre iu bë përfaqësuesit të PD-së Ivi Kaso, të cilit iu dha fjala para Rudina Hajdarit. Edhe pse kjo e fundit bëri thirrje për të mos u larguar nga tryeza, deputetit e grupit të saj nuk u bindën dhe të gjithë bashkë tani po organizojnë një mbledhje grupi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *