Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: E lejova Bërnabiç për të parë se jemi vend demokratik. Moska e Beogradi të mendohen mirë para se të veprojnë në Kosovë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin amerikan CNN, ku ka thënë se e ka lejuar vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç në Kosovë për t’i treguar se Kosova është një vend normal dhe demokratik.

Në një intervistë me gazetaren Christiane Amanpour, ai ka shtuar se pavarësisht asaj që Serbia e ka një kryeministre, gjithçka ndodh sipas vullnetit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Gjatë bisedimeve në Bruksel, unë gjithmonë kam bërë disa propozime – shpresoj se Brukseli do ta vlerësojë këtë dhe gjatë javëve në vijim të arrihet deri te një marrëveshje për njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Debati legal për pavarësinë tonë është punë e kryer. Serbia nuk është demokratike. Ata e kanë një kryeministre në Serbi, por atje ende është ‘shfaqje e një njeriu’ – Vuçiç është ai që vendos. Shumica dërmuese në Serbi nuk brengosen për pavarësinë e Kosovës, ata duhan punë, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.

Unë e kam lejuar kryeministren serbe Ana Bërnabiç që ta vizitojë veriun e Kosovës dhe unë shpresoj se ata e shohin se Kosova është një vend normal dhe më demokratik sesa vetë Serbia”, tha Kurti.

Ndër të tjera ai u shpreh se Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë.

Serbia refuzon t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Serbia nuk është vend demokratik, është një regjim. Situata në Ballkanin Perëndimor është në rrezik. Ne jemi duke e forcuar sistemin tonë të mbrojtjes duke ndarë më shumë buxhet për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ne jemi të sigurt, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të brengosemi. Intervenimi i NATO-s në vitin 1999 ishte i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne varemi në sigurinë e amerikaneve. Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë”.