Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet në Tropojë -Meta: Institucionet të reagojnë menjëherë


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje që t’i vihet në ndihmë banorëve të fshatrave në Tropojë të cilat janë përmbytur nga shirat e dendur.

Meta ka kërkuar që institucionet të reagojnë duke shprehur ndërkohë edhe solidaritet me banorët.

Solidaritet me banorët e Tropojës në këto momente kritike të përmbytjes!

U bëj thirrje të gjithë institucioneve përgjegjëse të reagojnë menjëherë në ndihmë!”-shkruan Meta.

Nga orët e para të mëngjesit vendi është përfishirë nga një mot me shira të dendur që kanë sjellë jo pak problematika në disa zona.

Në Tropojë problemet kanë qenë më të mëdha për shkak edhe të intensitetit të dendur si dhe problemeve me digat e rezervuarëve.