Vendosni fjalën kyçe....

Bajram Begaj i shkruan familjes mbretërore angleze: Monarkitë duken si diçka e tejkaluar


Për Presidentin Bajram Begaj  monarkitë duken forma të drejtimit të shtetit të tejkaluara.

Kjo gjë është shkruar me dorën e tij në letrën ngushëlluese të dërguar për Mbretin Charles III për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeth II i thotë se mbretëritë janë forma të drejtimit të shtetit të tejkaluara.

Ndërkohë që në botë madje, edhe në shtetet më të zhvilluara evropiane ekzistojnë ende monarkitë pavarësisht formës së qeverisjes demokratike.

Në kohët moderne, kur sistemi monarkik dukej i tejkaluar, Shkëlqesia e Saj, e sfidoi kohën gjatë gjithë mbretërimit të Saj, me urtësinë dhe fisnikërinë karakteristike, me vendosmërinë e përulur dhe përkushtimin e saj absolut ndaj unitetit të vendit, duke u bërë një figurë fort e dashur dhe e admiruar nga njerëzit në mbarë botën”-thuhet në letër.

Në botë numërohen rreth 43 shtete sovrane që kanë monarkun si Kreun e Shtetit. 13 nga këto janë në Azi, 12 në Europë, 9 në Amerikën e Veriut e Jugut, 6 në Oqeani dhe 3 në Afrikë.

Në Evropë, vendet ndër më të zhvilluarat kanë ende një sistem “të tejkaluar monarkik” siç përpiqet ta cilësojë Presidenti i Shqipërisë, Begaj.

Mund të përmenden shtete si Belgjika, Danimarka, Andora, Lihteshtejni, Luksemburgu, Spanja, Suedia dhe Norvegjia që kanë mbretin si Kreun e tyre të Shtetit.

Një detaj tjetër në letrën e Begajt që mund të cilësohet gafë është edhe drejtimi me “Shkëlqesi” një monarku, formë e gabuar pasi mbretërve dhe monarkëve zyrtarisht u drejtohet me “Madhëri” .gjë që e ka përdorur dhe vetë por në rreshta ka harruar ta përdorë për Mbretëreshën.