Vendosni fjalën kyçe....

Gjashtëvjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Begaj: Simbol i mohimit të privilegjit vetjak duke u shërbyer njerëzve në nevojë


Presidenti Begaj ka reaguar në gjashtvëvjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në një shënim në Twitter kreu i shtetit shkruan se ajo është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria për jetën e madhështinë e dinjitetit njerëzor.

Po kështu Begaj shton se Shenjt Tereza e Kalkutës është simbol i mohimit të privilegjit vetjak e shërbimit të pakursyer ndaj personave në nevojë.

“Shenjt Tereza e Kalkutës, dëshmi e gëzimit, që buron nga dashuria për jetën dhe për madhështinë e dinjitetit njerëzor. Bija shqiptare është simbol i mohimit të privilegjit vetjak dhe shërbimit të pakursyer ndaj të vuajturit, të uriturit, të pamundurit e të harruarit. Në një botë, që rend drejt materiales, shembulli i saj na fton të shohim brenda vetes, brenda familjeve dhe shoqërive tona për të kultivuar dashurinë për tjetrin dhe vlerat më të mira shpirtërore të popullit tonë, të cilat Nënë Tereza i ka lartësuar si askush tjetër në botë. E sotmja duhet të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh për më shumë solidaritet për të afërmin, dashuri për njëri-tjetrin dhe shërbim për vendin!”