Vendosni fjalën kyçe....

Turistja tenton të hidhet nga kantieri i ndërtimit në Venecia, shpëtohet nga polici (VIDEO)


Një turiste 20-vjeçare është shpëtuar nga një polic, pasi tentoi të hidhej nga një kantier ndërtimi pranë katedrales në Venecia.

Mediet italiane shkruajnë se Alberto Crispo ndodhej në kantierin e ndërtimit të Chiesa degli Scalzi në Venecia kur pa turisten nga Holanda që kërcënonte të hidhej nga një lartësi prej 50 metrash.

 “Nuk mendoja për frikën, thjesht po mundohesha të arrija vajzën që ishte në skela. Doja të flisja me të, por nuk kishte kohë: sapo mbërrita, ajo u largua dhe e la veten të binte. E kapa nga krahu, e mbajta dhe më pas e tërhoqa lart.”- tregoi Crispo.

Efektivi u vlerësua me duartrokitje nga të pranishmit që po rrinin me zemër të ngrirë në ato momemente.