Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat e forta të Berishës: Rama po ia dorëzon Portin e Durrësit mafies serbe, bashkëpunim i gangsterëve politikë të rajonit


Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po bashkëpunon me mafian dhe ‘gangsterët’ politikë të rajonit për projektin e Portit të Durrësit.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu ai tha se porti më i rëndësishëm në vend po i dorëzohet Aleksandër Vuçiçit dhe vëllezërve Kariç të cilët janë aksionerët kryesorë të dy kompanive në Beograd.

Po kështu sipas Berishës aksioner është edhe ndihmësi kryesor i presidentit të Bjellorusisë Lukashenko duke e dorëzuar portin në duart e Serbisë e Bjellorusisë, pas të cilave qëndron Rusia.

“Jam sot sërish me një dorëzim të prtit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies më të rrezikshme Edi Rama, Vuçiçi pas tij, vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive në Beograd, dhe sërish kjo kompani arabe ka tentakulat e saj dhe ka marrë ndërtimin e ‘Smart City’ në Minsk. Ku kompania e Minskut ka për president ndihmësin kryesor të Lukashenkos. Jo vetëm që Rama po ndërton Dubain e tij e familjes së tij në portin e Durrësit, por po e ndërton me grupe të rrezikshme anti-shqiptare si biznesmenët e Bjellorusisë e Beogradit. E vërteta është se në këtë aferë multi milardëshe, kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politikë të rajonit me ato të Putinit me Bjellorusi. PD denoncon edhe një herë këtë projekt të Ramës, u bën thirrje durrsakëve të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për të blerë apartamente nga kjo kompani fantazmë dhe garanton se nuk do të njohë asnjë vendim por do të bëjë përgjegjës penal Ramën për dëmin e tmerrshëm që i ka bërë Ramës me mbylljen e portit kryesor të tij de facto. Të njëjtin fat ka pasur porti i Vlorës. Ai do me çdo kusht do të dominojë me interesat familjare mbi atë të shqiptarëve dhe të vendint e kombit.” – tha Berisha.