Vendosni fjalën kyçe....

Ndalimi i Sali Lushajt nga policia, Stresi: Babai ka armë me leje, shoqërimi me tendencë


Arkimed Lushaj, djali i Sali Lushajt i cili u ndalua nga policia pasditen e sotme pranë ‘Stadiumit Dinamo’ ka thënë se i ati ka një armë me leje.

Në një pohim për Abc News.al, këngëtari i cili njihet edhe me pseudonimin Stresi ka treguar dinamikën e ndalimit ndërsa ka pohuar se i ati dhe personi tjetër po merren në pyetje e më pas pret që të lirohen.

“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qytet. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet. Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën. Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje.” – ka pohuar këngëtari.